Konfirmohet se Tah do të largohet nga Leverkuseni, katër top klube pas mbrojtësit gjerman

Jonathan Tah do të largohet nga Bayer Leverkuseni pas 10 viteve qëndrim në ‘Bay Arena’.

Qendërmbrojtësi gjerman është i gatshëm të bëj një hap para në karrierën e tij dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Kontrata e mbrojtësit me Leverkusenin skadon në verën e vitit 2025 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin, duke dashur të largohet me parametra zero.

Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi ka konfirmuar se tanimë vendimi është marrë dhe Tah do të largohet në fund të sezonit.

Mediat e ndryshme në Gjermani kanë raportuar se Tah ka para vetës katër top klube për ta vazhduar karrierën e tij.

Dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid janë duke e përcjell situatën e tij.

Gjithashtu në garë për mbrojtësin shtatlartë janë edhe Bayern Munich si dhe kampioni italian Inter.

Go to TOP