Konfirmohet incidenti me armë mes shoferit të autobusit dhe një qytetari, palët shoqërohen në polici

Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici palët e përfshira në incidentin mes shoferit të autobusit të linjës 4 në Prishtinë, si dhe një qytetari, shofer i një automjeti tjetër.

Në konfirmimin e dhënë për klankosova.tv, autoritetet bëjnë po ashtu të ditur se në këtë incident u nxorën edhe armë zjarri.

”Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”.

Ahmeti shtoi se lidhur me këtë rast është sekuestruar arma e zjarrit.

”Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira. Aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, tha Ahmeti.

Go to TOP