Konate pro grevës së futbollistëve për kalendarin e ngjeshur
Mbrojtësi i Francës dhe Liverpool, Ibrahima Konate, është lojtari i fundit që ka folur kundër kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve, duke thënë të martën se mbështet të drejtën e lojtarëve për të bërë grevë për këtë çështje.
Shumë klube janë ankuar për shkak të numrit të madh të ndeshjeve, duke vënë theksin te vështirësia e përballimit nga ana e lojtarëve.
“Nëse kjo dinamikë vazhdon dhe lojtarët vendosin ta godasin me grusht në tavolinë, atëherë të gjithë jemi bashkë në këtë”, ka thënë Konate. “Nëse nesër ka një lëvizje që do të çojë në mirëkuptim, do të jem pjesë e saj. Dhe mendoj se të gjithë lojtarët do të bëjnë të njëjtën gjë”.
Nga ana tjetër, trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, është shprehur se skuadrat duhet të jenë më të përgatitura për të përballuar ritmin intensiv të sezonit.