Komuna merr vendim, s’ka më trotinetë elektronikë në sheshet e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për të ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës dhe në ato vende ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës, Alban Zogaj, në një postim në Facebook.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar”, ka shkruar ai.

Për përdorimin e trotinetëve elektrikë pa një ligj të caktuar janë ankuar edhe shumë qytetarë për shkak të vështirësimit të komunikacionit.

Go to TOP