Komuna e Shtimes 100% drejt balotazhit

Qytetarët e Komunës së Shtimes do të nisen përsëri drejt kutive të votimit pas një kohe.

E gjithë kjo pasi rezultati në këtë komunë do të çojë dy kandidatë drejt balotazhit.

Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 45.10% të votave nga 100% vota të numëruara nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Kurse kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli ka mbledhur 44.65% të votave.

Komisioni Zgjedhor tashmë ka publikuar rezultatin e kësaj komune që është në mesin e shumë komunave të cilat do të kenë balotazh.

Go to TOP