Komuna e Prishtinës pezullon përkohësisht tenderin prej 18  milionë eurosh

Komuna e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht tenderin prej 18  milionë eurosh për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Lajmi për Radio Kosovën është konfirmuar nga nënkryetari i komunës, Alban Zogaj.

Ai tha se kjo është bërë për shkak të një ankese nga një kompani drejtuar Organit Shqyrtues të Prokurimit, e cila pretendon se ka pasur shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik.

Zogaj theksoi se Komuna e Prishtinës tani është në pritje të një vendimi të OSHP-së dhe kjo mund të marrë pak kohë.

Go to TOP