Komuna e Mitrovicës përfiton 53 kontejnerë për mbeturina

Komuna e Mitrovicës ka përfituar 53 kontejnerë metalik për mbeturina nga “Granti i Performancës për Mjedis të Pastër”.

Nga komuna thonë se në kuadër të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët dhe për menaxhimin e mirë të mbeturinave ka përfituar 53 kontejnerë metalik 1.1m3, si rezultat i performancës së mirë të treguar në garën për mjedis të pastër.

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Mbrojtje të Mjedisit dhe Pyjeve, Egzon Sadiku, kanë qenë prezent në ceremoninë e pranim-dorëzimit të kontejnerëve e cila është nënshkruar nga nënkryetari Tahiri dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Këta kontejnerë metalik si pjesë e rëndësishme e infrastrukturës për menaxhimin e mbetjeve do ndihmojnë edhe në shtrirjen e rrjetit për ofrimin e shërbimeve sa më shumë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e komunës. /Kosova.info/

Go to TOP