Komuna e Gjilanit investon në infrastrukturën rrugore

Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nuk po ndalen edhe përkundër problemeve.

Sipas njoftimit të kësaj komune, asfaltimet kanë vazhduar në Bresalc, ku ishte edhe i pari i komunës Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit tregoi se mbi 160 mijë euro dhe rreth 1.5 kilometra gjatësi, është projekti i radhës në fshatin Bresalc.

“Pas shumë kërkesave dhe pritjes së gjatë, banorët e Bresalcit, më në fund, po bëhen me infrastrukturën e nevojshme”, tha Alban Hyseni.

“I pari i Gjilanit theksoi se pavarësisht pengesave, janë të përkushtuar që të punojnë pa ndalur dhe pa rreshtur, në interes të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP