Komuna e Ferizajt punon edhe të shtunave, lehtësim për mërgimtarë

Dyert e komunës në  Ferizaj u hapën edhe në ditë vikendi. Kjo për të ju mundësuar qytetarëve që të bëjnë nxjerrjen e dokumenteve personale.

Sipas zëdhënësit të komunës së Ferizajt, Selim Marevci, ky vendim është marrë për të ju lehtësuar mërgimtarëve nxjerrjen e dokumente të cilët vinë në Kosovë për shkak të tollovisë që bëhet, njofton Klan Kosova.

Sportelet për nxjerrjen e dokumenteve edhe të shtunave do të punojnë deri në përfundim të stinës së verës.

Go to TOP