Komuna e Drenasit hap konkurs për 160 bursa për studentë

Komuna e Drenasit ka hapur konkurs për 160 bursa për studentë për vitin e ri akademik.

“Të nderuar studentë të Komunës së Drenasit, Drejtoria Komunale e Arsimit ka shpallur konkursin për 160 bursa për studentë për vitin akademik 2023/2024”, ka njoftuar komuna.

Sipas konkursit zyrtar, mundësia e rritjes së numrit të bursave është optimale varësisht nga buxheti që sigurohet nga donatorët. Ndërkaq vlera financiare për një bursist do të jetë 500 euro. /Kosova.info/

Go to TOP