Kompletohet “Rruga e Re”, LDK prezanton edhe 50 zotimet tjera
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka publikuar pjesën e dytë të 50 zotimeve tjera të programit “Rruga e Re”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se do të shpalosin secilin projekt në detaje, për të treguar të djathtën e partisë, si vlerë përparimtare e zhvillimore.
Disa nga zotimet e pjesës së dytë të programit “Rruga e Re”, janë rritja ekonomike, sigurimet jetësore për policët, dixhitalizimi i gjykatave, kodimi si lëndë obligative, 5 stadiume rajonale e shumë projekte të tjera.
“Me bashkudhëtarët e Lidhjes – dhe jo vetëm – do të shpalosim secilin projekt në detaje. Do të hapim debate të gjëra në gjithë vendin. Do ta shpalosim të djathtën tonë si vlerë përparimtare e zhvillimore. Si antidot i zymtësisë së tanishme; si shërues i polarizimit përçarës; si shpërthim i ngufatjes në të shkuarën”, ka shkruar Abdixhiku.