Kompany jep miratimin, Bayerni rikthehet në garë për mesfushorin portugez

Pas vendimit për t’i besuar stolin belgut, Vincent Kompany, Bayerni i Munihut ka përqendruar vëmendjen te merkatoja, teksa në krye të listës është rikthyer sërish emri i portugezit Joao Palhinha.

Ky i fundit ishte vetëm një hap larg transferimit te bavarezët në verën e kaluar, por gjithçka dështoi në momente e fundit për mungesë kohe në përgatitjet e dokumentacionit përkatës.

Megjithatë tashmë klubi gjerman është rikthyer sërish fuqishëm në garë për Palhinhën dhe ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për londinezët e Fulham, që kanë edhe kartonin e mesfushorit.

Futbollisti 28-vjeçar ka mbyllur një tjetër sezon mjaft pozitiv në Premier League, ku ka luajtur një total prej 39 ndeshjesh në të gjithë kompeticionet dhe ka gjetur edhe katër herë rrugën e rrjetës.

Kompany ka dhënë miratimin e tij dhe gjasat janë që bavarezët të sjellin portugezin brenda javëve të para të korrikut në Munih, për ta vënë në dispozicion të trajnerit belg për përgatitjet për sezonin e ri.

Go to TOP