Komandanti i UÇK-së, Remzi Mehmeti, i bashkohet ekipit të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti

Komandanti i katër luftërave të UÇK-së, Remzi Mehmeti, ka njoftuar sot se i është bashkuar ekipit të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti duke shprehur besimin në vizionin e tij “Me punë për Lipjanin”.

“Nga sot i bashkohem ekipit të kryetarit të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, me vizionin e tij të qartë për të ardhmen e komunës sonë. Faleminderit kryetarit dhe ekipit të tij për mikpritjen dhe vendosmërinë”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai theksoi se periudha e luftës mbetet një kapitull i mbyllur me shkronja të arta të UÇK-së duke nderuar dëshmorët, martirët, invalidët dhe veteranët e vërtetë të luftës.

“Vetëm me punë të sinqertë dhe të ndershme mund të arrijmë të gjitha synimet tona kombëtare”, përfundoi Mehmeti. /Kosova.info/


Go to TOP