Kokaina mes bananeve që u kap në Durrës, gjykata liron nga burgu Klajdi Xibrakun

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Klajdi Xibrakun, i cili është një nga administratorët që kanë pritur një kontejner me banane, brenda të cilës u gjet një sasi kokaine. 

Mësohet se pak ditë më parë gjykata e apelit ka liruar edhe bashkëpunëtorin e tij, Erion Peti, shkruan panorama.

Pak kohe me pare, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti para trupës gjykuese u shprehën se nuk mbajnë përgjegjësi për drogën, por vetëm për mallin që kishin porositur, në këtë rast banane.

“S’kemi asnjë lidhje me drogën. Ne kemi porositur vetëm banane dhe nuk kemi asnjë ide qe brenda kishte edhe lëndë narkotike”, janë shprehur para trupës gjykuese.

Image
Go to TOP