KOK certifikon administratorët e rinj të federatave sportive – Trajnim dyditor për strategji dhe menaxhim
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes Akademisë Olimpike, ka përmbyllur me sukses kursin dyditor për administratorët e sportit duke certifikuar 20 përfaqësues nga federatat e hendbollit, notit, tenisit dhe motoçiklizmit.
Ky trajnim u fokusua në hartimin e planeve strategjike për organizatat sportive duke fuqizuar kapacitetet menaxheriale të federatave pjesëmarrëse. Pjesëmarrësit përfituan njohuri praktike mbi qeverisjen sportive, planifikimin afatgjatë dhe ndërtimin e strukturave efikase për zhvillimin e sportit në Kosovë.
Në fund të kursit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), si dëshmi e përgatitjes së tyre profesionale në administrimin sportiv.
KOK përmes këtij kursi konfirmon përkushtimin për ngritjen e standardeve të menaxhimit në sport duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të federatave sportive dhe përgatitjen e kuadrove të reja. /Kosova.info/
