Knaus nga ESI: Poezia u përdor për të arsyetuar përdhunimet dhe vrasjet në Bosnje e Hercegovinë dhe Rusi

Poezia dhe biologjia janë përdorur për të arsyetuar plaçkitjet, përdhunimet dhe vrasjet gjenocidale në Bosnje e Hercegovinë.

Kështu shprehet Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI), duke shtuar se poezia dhe gjenocidi nuk janë  përdorur vetëm në Rusi.

“Poezia dhe gjenocidi. Jo vetëm në Rusi. Udhëheqësit e serbëve të Bosnjës në vitin 1992 ishin intelektualë. Poezia (dhe biologjia) u përdor për të justifikuar plaçkitjet, vrasjet dhe përdhunimet. Stalinistët festuan ‘njeriun sovjetik’ Përvjetorin e Pushkinit, shkurt 1937. Nazistët e donin Vajmarin klasik”, shkruan Knaus në Twitter.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një replike me Kamil Galeevin ku është thënë se trashëgimia e poetit Aleksandar Pushkin është një shaka në Rusi.

Galeevin thekson se leximi i Pushkinit nga Bezrukov është një arsyetim për agresionin rus në Ukrainë.

“Trashëgimia e [Aleksandar] Pushkinit nuk është vetëm e rëndësishme, fjalë për fjalë është meme-ja (shakaja) më e rëndësishme në Rusi. Çfarëdo që [Leo] Tolstoy apo [Fyodor] Dostoevsky të shkruajnë mund të jetë kontrarianizëm i egër. Çfarëdo që Pushkin shkroi është e vërtetë objektive. Shihni sesi ylli rus [Sergey] Bezrukov e lexon Pushkinin si justifikim i luftës aktuale ‘Z’ [në Ukrainë]”, ka theksuar ai. 

Go to TOP