Klinsmann kritikon futbollin italian: Mungon guximi për të rinjtë
Ish-sulmuesi dhe trajneri i njohur, Jurgen Klinsmann, ka kritikuar qasjen e futbollit italian ndaj lojtarëve të rinj dhe mungesën e liderëve.
“Italia po vuan nga mungesa e liderëve dhe nga mungesa e besimit tek lojtarët e rinj”, ka deklaruar Klinsmann.
Ai ka bërë një krahasim interesant me talentet e rinj të Evropës. “Në Itali, lojtarë si Lamine Yamal dhe Jamal Musiala ndoshta do të dërgoheshin në Serie B për të fituar përvojë”, ka thënë ish-sulmuesi i njohur.
Klinsmann ka shtuar se mentaliteti konservator po ndikon negativisht:
“Shumë trajnerë ende luajnë për të mos humbur, jo për të fituar. Dhe këto janë rezultatet”, është shprehur ai.
Italia ka dështuar të kualifikohet për herë të tretë radhazi në Kupën e Botës, një situatë që sipas tij kërkon reflektim të thellë në sistemin e futbollit.
