Klinaku: Nuk ka gjykatë në botë që gjykon një etni, Kuvendi të ndryshojë ligjin për Specialen
“Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët , jo krimet e kryera në Kosovë qe janë kryer nga forcat paramilitare serbe, gjykon vetëm UCK-në” ka thënë kreu i OVL së UÇK-së Faton Klinaku në protestën e cila po mbahet në Prishtinë.
Klinaku në fjalimin e tij, tha se që nga paslufta ndërkombëtarët kishin target vetëm UÇK-në.
Ai tha se Specialja në vend që të hetoj skandalin që doli nga zyrat e tyre e dënuan Harafinajn e Gucatin, ndërsa foli edhe për dënimin ndaj Salih Mustafës.
“Padrejtësia e parë e kësaj gjykate ishte ndaj Calit që u dënua me dëshmi nga Serbia e dëshmitarë të fshehur, çfarë absurdi i llojit të vet”
“Nuk ka pas e nuk ka gjykatë në botë që merren me një etni pra Kuvendi i Kosovës duhet të jetë në detyrën e tij dhe ta ndryshoj ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha Klinaku në fund te fjalimit. /Zëri
