Kledi Disha shpallet Kampion Bote në peshat e lehta MMA

Kledi Disha shpallet kampion bote në Peshat e Lehta në MMA, duke mundur në finale sportistin Brogan White. Disha, emigrant nga Kukësi që jeton në Angli ka arritur të triumfoi në  MMA për peshat e lehta “Super Lightweight Wrold Title”

Kledi Disha është nga Novosej i Kukësit. Ai u lind në Novosej dhe në moshën 8 vjeçare është larguar nga Kukësi për në Angli, ku u bashkua me familjen, pasi i ati i tij jetonte prej vitesh në Angli.

Ai sot është 19 vjeç dhe aktivitetin sportiv e ka filluar para 5 vitesh, fillimisht në sportin e Kickboxing për 2 vite e gjysmë dhe më pas vitet fundit në Sportin e MMA-së, ku ka fituar dy tituj atë të Britanisë së Madhe dhe dje titullin botëror për peshat e lehta.

Kledi është në kategorinë Semi-pro Gjysmë profesionale. Ka 6 fitore në sportin e MMA së .
Ai dje u ndesh me një kundërshtar mjaft të fortë Brogan White i cili ka qenë ng klubi më i mirë në Angli dhe është një nga 5 më të mirët e botës.

Go to TOP