Partizani dhe Skënderbeu fitojnë ligën “Gjergj Kastrioti”

Partizani dhe Skënderbeu janë kampionë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll. Partizani në kategorinë e meshkujve e Skënderbeu në kategorinë e femrave.

Liga “Gjergj Kastrioti” është eveniment i përbashkët në volejboll ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Në finale Partizani ka mundur Tiranën me rezultatin 3-0, ndërsa Skënderbeu ka triumfuar ndaj Dritës së Gjilanit me të njëjtin rezultat.

Kjo është hera e parë që Partizani fiton ligën, ndërsa Skënderbeu e merr për herë të tretë radhazi këtë titull në kategorinë e vajzave.

Go to TOP