Klasa e pestë triumfon në turnirin e futbollit për vajza në ShFMU “Nazmi Osmani Elezaj” në Kaçanik
Shkolla Fillore “Nazmi Osmani Elezaj” në Kaçanik u kthye në skenë emocionesh dhe gëzimi, ku u zhvillua turniri i futbollit për vajza. Në një atmosferë plot energji, pasion dhe shpirt gare, klasa e 5-të shkëlqeu duke u shpallur fituese dhe duke ngritur lart kupën e kampiones.

Duartrokitjet, emocionet dhe lotët e gëzimit mbushën oborrin e shkollës, duke e bërë këtë moment të paharrueshëm për të gjitha pjesëmarrëset.
Gjatë një interviste plot ndjenjë, vajza e shkollës Orela Hasani u shpreh me krenari: “Ndjehem me fat që jam pjesë e kësaj shkolle.”
Një fitore që nuk ishte vetëm në fushë, por edhe në zemrat e të gjitha vajzave që treguan forcë, bashkim dhe talent të jashtëzakonshëm
