Boban: Kosova qëndron më mirë sesa Kroacia në aspektin infrastrukturor në futboll

Shefi i futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban, ka folur para medieve në lidhje me aspektin infrastrukturor futbollistik që është në Kosovë.
Kroati bëri një paralele të guximshme, duke thënë se vendi ynë qëndron edhe më mirë sesa Kroacia në këtë aspekt.

“Unë jam shumë i impresionuar sa shumë Prishtina ka ndryshuar në këto katër vjet. Njerëzit këtu meritojnë të jetojnë më mire. Më duhet të ju uroj të gjithë juve për ndërtimin e kësaj infrastrukture të futbollit”, tha fillimisht

Në pyetje të gazetarëve kosovar, se si qëndron Kosova në futboll nëse krahasohet me vendet e rajonit, Zvonimir Boban është përgjigjur se Kosova qëndron më mirë se Kroacia sa i përket infrastrukturës në futboll.

“Nëse nisemi nga pika e infrastrukturës, jeni më mirë se Kroacia sepse ne nuk e kemi akademinë. Nuk është lehtë të krahasohet, por këtu federata është duke bërë një punë të madhe”.

“Po ashtu edhe nga pikëpamja e futbollit, ju keni futbollistë shumë të mirë. Të gjithë e dinë se lojtarët tuaj janë shumë të mirë”, përfundoi ai.

Go to TOP