Abuzim skandaloz tregtar në Kosovë, vjet 160 euro e sivjet 750 euro peleti

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka kërkuar të votohet ligji për çmimet tavan që sipas tij e rregullon dhe e ndalon keqpërdorimin nga tregtarët.

Ai ka marrë shembull çmimin e peletit i cili ka shënuar një ngritje tejet të dukshme.

“Çmimi i peleti nga 160-190 euro vitin e kaluar, këtë vit ka shkuar në 600-750 euro”, ka shkruar ai.

Batusha shkruan se kur shikon inflacionin dhe çmimin e importit të peletit apo materialin bazë të prodhimit, kjo ngritje nuk arsyetohet.
“Pra, po keqpërdoret nevoja për një produkt esencial për qytetarët për të fituar më shumë me arsyetimin “inflacioni”.

Ligji që po diskutojmë e që po kundërshtohet nga opozita, e rregullon këtë çështje duke mos lejuar keqpërdorimin nga tregtarët, natyrisht pa cenuar fitimin e tyre bazë e që secili tregëtar e din se sa do duhet të jetë. Por jo me këto shifra të paarsyeshme dhe të dëmshme.

Duhet të stopojmë sa më parë dëmtimin e konsumatorit dhe qytetarin në përgjithësi”, shkruan ai.

Go to TOP