Arifi: Takimi urgjent Kurti-Rama për show politik! Shqipëria dhe Kosova, vende gjysëm-demokratike

Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritëro Arifi ka folur për takimin urgjent Rama-Kurti dhe deklaratës së Vuçiç i cili tha se ‘nuk do e njohim kurrë pavarësinë e Kosovës’.

Arifi e ka quajtur të çuditshëm takimin e Kurtit dhe Ramës dhe se mostrasnparenca e këtij takimi tregon se Kosova dhe Serbia janë ende vende gjysëm-demokratike.

Sipas burimeve të ekspertit, ky takim është zhvilluar vetëm për show politik, por nuk përjashton edhe diskutimet mbi dialogun Kosovë-Serbi pasi jemi në një fazë shumë kritike pasi rikyçja e Gjermanisë dhe Francës e dëshmojnë se situata është serioze dhe fragjile sidomos në veri.

Arifi: Takimi urgjent i Kurtit dhe Ramës është shumë i çuditshëm pasi po flasim për vende demokratike të hapura me transparencë ku kryeminsitrat është dashur ta kenë një agjendë në faqet e kryeminsitrave të vendeve reciproke që ka takim pune, pra të ketë një transparencë vizive që mund të jetë e prekshme që edhe mediat ta dinë se çfarë po ndodh pasi po nuk di se çfarë po ndodh nuk di edhe çfarë pyetjesh të bëhen.

Shqipëria dhe Kosova janë vend ende gjysëm-demokratike dhe takime të tilla me urgjencë janë show politik dhe jo me ndonjë përmbajtje të rëndësishme.

Temët që u përmendën nga kryeministri Kurti patjetër që janë diskutuar por patjetër që janë diskutuar edhe çështja e dialogut pasi jemi në një fazë shumë kritike pasi rikyçja e Gjermanisë dhe Francës e dëshmojnë se situata është serioze dhe fragjile sidomos në veri të Kosovës.

Nga burimet që kam nuk ka diçka më konkrete se kaq.

Go to TOP