Çeku pas Gjilanit i shkon në ‘konak’ Agim Aliut në Ferizaj

Ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku ka takuar kryetarin e Ferizajit, Agim Aliu në kuadër të vizitave në komuna të Kosovës për të diskutuar rreth projekteve kapitale në sport, kulturë, rini dhe trashëgimi kulturore.

“Diskutimin e filluan me infrastrukturën fizike në fushën e sportit, ku u fol për stadiumin e qytetit, shtëpinë e shahut, palestrën e xhudos dhe projekte të tjera. U dakorduam që të bëhet një studim i plotë i fizibilitetit në këtë komunë, përmes së cilit do të analizohet shtrirja hapësinore, kategoria e kapaciteti që nevojitet për komunën e Ferizajit në shumë aspekte.
Vazhduam me sallën e sporteve në Gremë, ku operatori ekonomik do të vazhdojë punën dhe deri në fund të vitit pritet përfundimi i punëve. Qendra multifunksionale është një tjetër projekt i rëndësisë së lartë ku kemi marrë zotim që puna në terren të intensifikohet dhe dinamizohet.

Ministri Çeku i njoftoi edhe me punët që po bëhen në fushën e trashëgimisë kulturore. Ndërhyrjet emergjente dhe restauruese. Kisha katolike në Ferizaj është në proces të hartimit të projektit të restaurimit, ndërsa do të fillojnë restaurimi i ish-gjimnazit të vjetër Ismail Qemajli dhe restaurimi i “Xhamisë së Madhe”.

Po ashtu propozuam disa projekte potenciale si shtëpia e shahut, palestra e xhudos, e palestra e gjimnastikës. Komuna u zotuan se e mbështesin investimin dhe janë të gatshëm ta sigurojnë lokacionin.

Në fund të takimit i njoftuam për programet shtetërore që pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, arti në shkolla dhe sporti në shkolla. Komuna e mirëpritën këtë iniciativë dhe shprehën gatishmërinë të bashkëpunojnë në zbatim të tyre.”, theksohet në njoftim.

Go to TOP