Kusari – Lila: Nesër, mësimdhënësit e nxënësit duhet të takohen në shkolla

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka bërë thirrje që nesër të gjithë fëmijët dhe mësimdhënësit të shkojnë në shkollë.

Sipas Kusari – Lilës, nuk ka asnjë arsyetim që fëmijët të dënohen me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBAShK-ut.

“Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla”, ka shkruar Kusari – Lila.

Ajo tha se fëmijët nuk mund të shfrytëzohen për qëllimet e sindikatave, pasojat e të cilit veprim, sipas saj, do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.

Go to TOP