Kjaer pritet të operohet të premten

Mediat në Itali raportojnë se Simon Kjaer do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike nesër (e premte), pas lëndimit të ligamenteve në ndeshjen ndaj Genoas.

Calciomercato.com dhe Sportmediaset bëjnë të ditur se mbrojtësi i Milanit i ka dëmtuar ligamentet e gjurit të majtë dhe për këtë arsye duhet të operohet.

Danezi u largua nga fusha vetëm pas katër minutash lojë, ndërsa mëngjesin e sotëm (e enjte) iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Sipas Calciomercato.com, Kjaer do t’i nënshtrohet një ndërhyrje artroskopike për ta korigjuar dëmtimin e ligamenteve.

Në ndërkohë është raportuar se mungesa e tij do të jetë afatgjate dhe nuk do të luajë më këtë vit.

Go to TOP