Kinezja Chen Meng e fiton të artën në Olimpiadë
Kinezja Chen Meng e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” për pingpong, duke mposhtur në finale bashkëvendasen Yingsha Sun.
Chen Meng fitoi me rezultat bindës 2:4 në sete, pavarësisht që Sun ishte favorite e padiskutueshme.
Sun e nisi fuqishëm duke e mbyllur setin e parë me rezultat të thellë 11:4. Pas kësaj, Chen Meng u këndell duke e përmbysur epërsinë në dy setet e ardhshme (7:11, 4:11).
Sun arriti ta barazojë prapë rezultatin, duke e fituar setin e katërt me rezultat 11:4.
Megjithatë, Chen Meng që dështoi në Olimpiadën e fundit nuk e bëri prapë të njëjtin gabim. Ajo e dëshmoi se e meriton të artën duke fituar dy setet e fundit me rezultat 9:11, respektivisht 6:11.