Kinë, një restorant përfshihet nga zjarri, vdesin 22 persona
Një restorant është përfshirë nga zjarri në Kinën verilindore, ku si pasojë gjetën vdekjen 22 persona, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Ngjara ka ndodhur të martën, në orën 12:25 të pasdites në qytetin Liaoyang.
Nuk u identifikua shkaku i zjarrit, por njoftohet se presidenti kinez e quajti atë “një mësim thellësisht të kthjellët” dhe u kërkoi zyrtarëve lokalë që të trajtojnë shpejt të plagosurit e të përcaktojnë se çfarë shkaktoi flakët.
Hao Peng, sekretar i komitetit të partisë në pushtet provinciale të Liaoningut, tha se 22 kamionë zjarrfikës dhe 85 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje. Hao tha se puna e shpëtimit në vendngjarje kishte përfunduar dhe njerëzit ishin evakuuar, raporton CNN.
Ndryshe, rrjedhjet e gazit shkaktuan të paktën dy shpërthime të profilit të lartë në zonat e banimit vitin e kaluar, me një shpërthim në një restorant në provincën Hebei që shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve, në mars, si dhe një shpërthim në një ndërtesë të lartë në provincën jugore Shenzhen në shtator, ku gjeti vdekjen një person.
