Hoxhaj e falënderon ministrin e Financave të Sudanit për njohjen e Kosovës

Gjatë qëndrimit të tij në Doha, ku po merr pjesë në Forumin e Sigurisë Globale, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj është takuar me ministrin e Financave të Sudanit, Gebreil Ibrahim Mohamed.

Hoxhaj në Facebook ka shkruar se e ka falënderuar ministrin sudanez për mbështetjen e vazhdueshme dhe njohjen që Sudani i ka bërë pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Kënaqësi ta takoj Dr. Gebreil Ibrahim Mohamed, Ministër i Financave i Sudanit. E falenderova për mbështetjen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani! “, ka shkruar ai.

Takimi në Doha shënon një tjetër moment të rëndësishëm të diplomacisë parlamentare dhe angazhimit ndërkombëtar të Hoxhajt në promovimin e Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet partnere. /Kosova.info/


Go to TOP