Kina kundërshton fuqishëm iniciativën e tregtisë mes SHBA-së dhe Tajvanit

Ministria e Tregtisë së Kinës gjatë së enjtes bëri me dije Kina kundërshton fuqishëm një iniciativë të re të tregtisë mes Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, plan i cili qeveria në Taipei thotë se është një njohje e pozicionit kyç që ishulli ka në zinxhirin e furnizimit global.

SHBA-ja dhe Tajvani deklaruan se Iniciativa e Tregtisë të Shekullit të 21-të që ata e ndërmorën, vjen pak ditë pasi që administrata e Biden e përjashtoi ishullin nga planet e mëhershme ekonomike, në mënyrë që të parandalojnë rritjen e ndikimit kinez në ishull dhe në regjionin e Paqësorit Lindor.

Kina u irritua me ndërhyrjen e SHBA-së në Tajvan, duke e përshkruar këtë si periudhën më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së.

“SHBA-ja duhet që të trajtoi me maturi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Tajvanin në mënyrë që të mos të dërgoi një mesazh të gabuar tek separatistët tajvanez”, tha zëdhënësi i ministrisë kineze të tregtisë, Gao Feng.

“Pekini zyrtar kundërshton çdo kontakt zyrtar mes Tajvanit dhe shteteve tjera, duke përfshirë këtu edhe negocimin dhe nënshkrimin e çfarë do marrëveshjeje ekonomike dhe tregtare që ka konotacion sovran ose zyrtar”, tha Gao në një deklaratë të ministrisë.

Go to TOP