Kina bën thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje në Izrael

Ambasadori i Kinës në OKB, Zhang Jun ka thënë se dënojnë të gjitha sulmet kundër civilëve në Izrael.

Ajo që ishte e rëndësishme tani, tha ai, është parandalimi i një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës dhe kthimi te zgjidhja mes dy shteteve, shkruan BBC.

Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë të mëparshme kishte thënë se përsëritja e konfliktit tregonte se “ngecja e stërzgjatur” e procesit të paqes nuk mund të vazhdonte.

Go to TOP