Kida merr drejtimin e Prishtina e Re
Qëndrim Kida është emruar trajner i ekipit të parë te KF Prishtina e Re.
Njoftimi është bërë nga klubi i kryeqytetit.
“Emërimi i Kryetrajnerit të ri të KF Prishtina e Re. KF Prishtina e Re njofton opinionin publik, tifozët dhe komunitetin futbollistik se nga sot, Qendrim Kida emërohet Kryetrajner i ekipit të parë. Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe riformësimin e mentalitetit fitues brenda skuadrës. Klubi beson fuqimisht se me emërimin e Qendrim Kida si Kryetrajner, fillojmë një faqe të re të rëndësishme drejt stabilizimit dhe progresit”, ka shkruar Prishtina e Re. “Jemi të bindur se me punë, disiplinë dhe bashkëpunim, ekipi do të rikthehet atje ku e meriton. Klubi i uron trajnerit Kida mirë se ardhje dhe shumë suksese në detyrën e re”.
