KFOR kryen stërvitje ushtarake për procedurat e sigurisë së helikopterit
Personeli italian dhe amerikan nga misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO, zhvilluan stërvitje me ngarkesë të quajtur “hot/cold load” (nxehtë/ftohtë) në Camp Villagio, në Pejë.
Në njoftimin në rrjetet sociale ‘Facebook’ KFOR bën të ditur se në këto stërvitje u përqendruan në procedurat e sigurisë së helikopterit për ngarkim në rast emergjence.
“Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale të KFOR-it dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/