Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

Dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Viktimë është një grua e moshës 40-49 vjeçare nga komuna e Gjakovës dhe një burrë i moshës 50-59 vjeçare nga komuna e Kamenicës.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 2 mijë e 707 raste të reja me COVID-19.

Komuna e Prishtinës ka raportuar 147 raste të reja me virus, komuna e Prizrenit 60, ndërsa ajo e Gjilanit 45.

Go to TOP