Këto janë statistikat për punën e Kuvendit gjatë vitit 2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka përmbyllur sesionin vjeshtor dhe rrjedhimisht punën për vitin 2022.

Gjatë këtij viti, Kuvendi ka mbajtur gjithsej 56 seanca, gjatë të cilave ka miratuar 111 ligje, përfshirë këtu marrëveshjet ndërkombëtare. Në procedurë parlamentare kanë mbetur 49 projektligje.
Janë mbajtur gjithashtu 29 mbledhje të Kryesisë, në të cilat janë marrë 239 vendime dhe janë nxjerrë 47 përfundime.

Komisionet parlamentare kanë mbajtur gjithsej 466 mbledhje.

Konform funksioneve të tij kushtetuese, në aspektin mbikëqyrës Kuvendi ka zhvilluar 14 debate parlamentare, tri interpelanca dhe ka adresuar 240 pyetje për qeverinë.

Go to TOP