Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Këto përballje zhvillohen nga datat 3-17 dhjetor.

Pasi janë mësuar 16 skuadrat që vazhdojnë garën në Kupën e Italisë, tashmë dihet edhe ndeshjet e 1/8 së finales.

Ndeshja më interesante kësaj faze do të jetë ajo mes Lazios dhe Milanit.

Kampioni i Italisë, Napoli, ku luan kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do të përballet me Cagliarin.

Juventusi i Edon Zhegrovës do të ketë punë me skuadren e Udineses.

Interi për kundërshtar do ta ketë, Venezian, derisa Roma luan me Torinon.


Go to TOP