FOTO/ Këto janë ndeshjet që do të luhen sot në Champions League

Mbrëmjen e sotme rikthehet sërish Liga e Kampionëve ku do të luhen plot 8 sfida.

Sytë do të jenë nga dy ekipet e Milanos, Interi dhe Milani, që ende nuk e kanë provuar shijen e fitores në këtë edicion.

Zikaltrit do të presin në shtëpi Sherif Tiraspolin, një sfidë e lehtë në letër, por kujtojmë që moldavët kanë 6 pikë pasi kanë mposhtur Shaktarin dhe Realin në dy sfidat e para.

E njëjta situata dhe për kushërinjtë e Milanit, që kanë pësuar dy humbje në po kaq ndeshje.

Skuadra e Piolit do të luajë në transfertë me Porton, dhe pas rezultateve të mira në kampionat vijnë më të karikuar se kurrë për sfidën ndaj portugezëve.

Përballje interesante do të jetë dhe ajo midis Atletikos së Madridit dhe Liverpulit.

Në sfidat e tjera, PSG-ja do të luajë në shtëpi përballë Leipzigut, City do të përballet në transfertë me Klub Bryzhin, Real Madridi me ukrainasit e Shaktar Donetks, ndërsa Ajaksi pret Dortmundin.

Image
Go to TOP