Këto janë çiftet gjysmëfinaliste të Champions League

Real Madrid dhe Bayern Munchen, i kompletuan mbrëmë çiftet gjysmëfinaliste të UEFA Champions League.

Këto dy skuadra pikërisht do të përballen me njëri – tjetrin.

“Los Blancos” në çerekfinale e eliminuan Manchester Cityn, derisa Bayerni e eliminoi Arsenalin.

Ndërkaq të marten, gjysëmfinalen e siguruan edhe Borusia Dortmund dhe PSG, të cilat eliminuan Atletiko Madridin, respektivisht Barcelonën.

Ndeshjet e para zhvillohen me 30 dhe 1 maj, derisa ato të kthimit me 7 dhe 8 maj.

Go to TOP