Këta zyrtarë do t’i kenë pagat vetëm 210 euro, sipas Ligjit të ri për Paga

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Koeficientin 2 do ta kenë Kadetët e FSK-së, Kadetët policorë, Kadetët doganorë, Kadetët korrektues.

Të njëjtit do të kenë pagën vetëm 210 euro.

Go to TOP