Kështu e festoi Gjermania 33-vjetorin e bashkimit në Klan Arena (FOTO)
33 vjet më parë Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore u bënë sërish një.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë këtë ditë të veçantë ka vendosur që ta festojë në hapësirat e Klan Arenës.
Në këtë ngjarje është parë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai e ka falënderuar shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot, dhe ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajetin, të cilët ia kanë uruar atij festën shtetërore të Gjermanisë.




