Këshilli Universal i Paqes hap në Kosovë Zyrën që do të përfaqësoj punën e këshillit në gjithë Evropën

Këshilli Universal i Paqes (UPC), një organizatë jofitimprurëse e njohur botërisht e dedikuar promovimit të drejtave të njeriut, dialogut ndërfetar dhe paqes globale, me krenari shpall hapjen zyrtare të qendrës së saj në Kosovë.

Ky zgjerim strategjik, i udhëhequr nga Sheikh Kasem Bader, President dhe Themelues i Këshillit Universal të Paqes, shënon një moment historik të rëndësishëm në misionin e organizatës për të nxitur zhvillimin ekonomik, fuqizimin e të rinjve dhe avancimin e investimeve ndërkombëtare në rajon.

I themeluar në vitin 2016 nga Sheikh Kasem Bader, Këshilli Universal i Paqes është një ndër organizatat më të rëndësishme në avokimin e të drejtave të njeriut, nxitjen e tolerancës dhe promovimin e bashkëjetesës paqësore midis komuniteteve të ndryshme në mbarë botën. Nën udhëheqjen vizionare të Sheikh Kasem Bader, Këshilli ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në promovimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet feve dhe kulturave.

Themelimi i Zyrës së Këshillit Universal të Paqes në Kosovë nënkupton një përkushtim të fortë për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e të rinjve në rajon. Bashkëpunimi i ngushtë i Sheikh Kasem Bader me Shejh Kujtim Popaj që është udhëheqës i njohur dhe Shejh i 12 Tarikateve, demonstron një lidhje të fortë miqësie dhe besimi që rezultoi me emërimin e Shejh Kujtim Popaj Ambasador i Paqes dhe Menaxher i Zyrës për selinë qendrore në Kosovë, duke mbikëqyrur të gjitha projektet në Kosovë dhe Evropë.

“Me krenari ngrita zërin për ta vendosur Kosovën në hartën globale si një fener paqeje, ku fetë e ndryshme bashkëjetojnë në mënyrë harmonike”, tha shejh Kujtim Popaj.

Nëpërmjet avokimit të vazhdueshëm ai është angazhuar në diskutime të frytshme me investitorë vizionarë që vijnë nga Jordania, Dubai dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, duke nxitur partneritete që synojnë fuqizimin e të rinjve, përparimin dhe ngritjen e kapaciteteve te grave, ngritja e cilësisë së arsimit përmes granteve për studime si dhe iniciativat e tolerancës ndërfetare. 

“Së bashku, ne jemi gati të hartojmë një rrugë të re prosperiteti dhe ndriçimi, duke formuar një të ardhme ku Kosova shkëlqen si simbol i përparimit dhe unitetit” tha Sheikh Kasem Bader.

“Jam më se i lumtur që marr përgjegjësinë si Menaxheri Zyrës së UPC-së në Kosovë që do të zhvilloj projektet e Këshillit në gjithë Evropën si dhe të marr titullin Ambasador i Paqes i Këshillit Universal të Paqes. Ky rol më mundëson të kontribuoj edhe më shumë në zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve dhe grave në Kosovë. E falënderoj Sheikh Kasem Bader që më besoi këtë nder”, tha Shejh Kujtim Popaj.  

Misioni i Këshillit Universal të Paqes thekson lidhjen jetike midis prosperitetit ekonomik dhe paqes së qëndrueshme. Duke udhëhequr iniciativat që ngrisin ekonomikisht komunitetet, Këshilli synon të krijojë shoqëri të qëndrueshme dhe harmonike. Për më tepër, Këshilli është i përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve dhe grave, duke i njohur ata si agjentë të ndryshimit thelbësor për përparimin shoqëror. Hapja e Zyrës së Këshillit Universal të Paqes në Kosovë, do te ndihmoj qe te  drejtat themelore gëzohen në mënyrë të barabartë dhe respektohen dallimet kulturore dhe fetare. Nëpërmjet partneriteteve me organizatat qeveritare dhe joqeveritare, institucionet akademike dhe organet e larta shtetërore, Këshilli mbetet i palëkundur në angazhimin e tij ku përmes bashkëpunimit global të krijohet një rrugë e re për zhvillim në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP