Kërkon tretman mjekësor, dyshohet se u vetë-plagos
Një person në Prishtinë ka pranuar tretman mjekësor pasi të mërkurën dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë dhe po vazhdohet në procedurë hetimore.
