Kërkoi 160 mijë euro ndihmë për një person që nuk ekziston, ndalohet i dyshuari

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar të dyshuarin A.S., për 48 orë, pasi që i njëjti dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë dhe varësinë nga substancat narkotike të një personi ia merr kartelën bankare dhe më pas në rrjetet sociale ka bërë thirrje për ndihmë në shumë prej 160 mijë euro, kinse për shërim të djalit të të dëmtuarit G.D., i cili realisht nuk ekziston.

Sipas komunikatës, 30 persona kanë dërguar para për ndihmë dhe i dyshuari ka tërhequr një shumë rreth 4 mijë e 296.50 euro.

“Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP