Kërkohet zgjidhja permanente për mirëmbajtjen e hapësirave përreth liqenit të Batllavës

Organizata joqeveritare “Sundimi i Demokracisë në Kosovës” (SDK), ka organizuar sot një tryezë për të diskutuar për kujdesin institucional për mirëmbajtjen e hapësirave përreth liqenit të Batllavës 

SDK, organizon tryezë diskutimi me temë “Kujdesi institucional për mirëmbajtjen e hapësirave përreth Liqenit Batllava” 

Meqenëse zonat përreth Liqenit karakterizohen me bukuritë natyrore, dhe në anën tjetër mungon kujdesi institucional në mirëmbajtjen e tyre, SDK në vazhdimësi ka zhvilluar aktivitete avokuese që të ndikoj tek institucionet gjegjëse. Një nga aktivitetet e ndërmarra tani është kjo tryezë me akter relevant, nga niveli qendror dhe ai lokal me qëllim lehtësimin e koordinimit ndërinstitucional për gjetjen e një zgjidhje për mirëmbajtje permanente të hapësirave përreth liqenit në fshatin Orllan. 

Si penalistë në këtë tryezë ishin znj. Marigona Lahu – Nënkryetare e Komunës së Podujevës; z. Bedri Macastena – Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Podujevës; z.Pajtim Balaj  – Drejtor për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në komunën e Podujevës; Zyrtar tjerë nga Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor . Ndërsa pjesëmarrës tjerë ishin Këshilltar të kuvendit komunal nga komuna e Podujevës, shoqëria civile në nivel lokal si dhe banor të fshatit Orllan. 

Fillimisht SDK, bëri një përmbledhje të përpjekjeve të vazhdueshme që janë ber me qellim të arritjes që kjo zonë të ketë përkujdesje institucionale në mirëmbajtjen e saj. Nga të pranishmit, debati u fokusua në ketë çështje dhe u pajtuan se problem në ketë zonë vazhdon të mbetet mungesa e përkujdesjes institucionale për mirëmbajtje të përhershme të hapësirave përreth Liqenit. Mirëpo, përfaqësuesit e Komunës së Podujevës, potencuan se tashmë komuna ka angazhuar dy persona për mirëmbajtje të kësaj zone si dhe do të bëj përpjekje të vendosë disa shporta në hapësirat përreth Liqenit. 

Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes për mjedis të shëndetshëm” i cili mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Kosova.info/

Go to TOP