Kërkohet paraburgim për veprën penale “Dhunimi”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të miturit për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10.07.2025 rreth orës 13:00 në fshatin Gllavicë, komuna Shtime saktësisht në një pyll, i mituri me përdorimin e forcës, e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarin – të miturin të gjinisë mashkullore, me këtë kishte për të kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-se.

I mituri që nga data 11 Korrik 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit për veprën penale të lartcekur. /Kosova.info/


Go to TOP