Kërkohet paraburgim për gruan nga Podujeva që dyshohet për vrasjen e foshnjës gjatë lindjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për gruan nga Podujeva, e cila dyshohet për vrasje të foshnjës gjatë lindjes.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënsja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, duke bërë të ditur se tashmë e kanë paraqitur një kërkesë të tillë.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, thuhet tutje në konfirmimin e Ulajt.

Go to TOP