Kërcënohet kryeministri Kurti, shtohet niveli i tij i sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime dhe si pasojë është shtuar edhe kujdesit dhe niveli i sigurisë ndaj tij, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka njoftuar zëdhënësi Përparim Kryeziu për KOHËN.

Nuk është njoftuar se kush e ka kërcënuar.

Go to TOP