Katër vjet nga konfirmimi i KE-së për liberalizimin e vizave, Kurti: Kosova është vendi më pro BE-së, por më i izoluar

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kurti përmes një shkrimi  në rrjetin social Twitter, tha se edhe Kosova është vendi më demokratik dhe më pro-Evropian në Ballkanin Perëndimor, ende është më i izoluari.

“Sot bëhen katër vite, që kue Komisioni Evropian, e konfirmoi për herë të dytë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kosova është vendi më demokratik dhe më pro- Evropian, në Ballkanin Perëndimor, por që ende është i izoluar. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkroi Kurti në Twitter.

Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti
Go to TOP