Katër të lënduarit nga sulmi me shpatë në Londër akoma janë në spital

Katër personat e mbetur të plagosur nga sulmi në mëngjesin e sotëm në Londër të Britanisë së Madhe janë të gjithë ende në spital, tha kreu i këshillit lokal.

Jas Athwal, udhëheqës i Këshillit Redbridge, thotë se “mendimet dhe lutjet e komunitetit shkojnë për ata që janë prekur”.

Ai nderoi edhe djalin 13-vjeçar që u vra. Athwal falënderon shërbimet e urgjencës që qëndruan në vendin e ngjarjes, duke thënë se ata “e vunë veten në rrezik për të ndaluar shfaqjen e tragjedive të tjera”, shkruan Skynews

Go to TOP